Bota

Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë – Edhe populli palestinez është viktimë

Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ndërsa Izraeli po intensifikon përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmit të fundjavës nga militantët palestinezë të Hamasit.

Të enjten kryediplomati i lartë amerikan mbërriti në rajon për një raund të rrufeshëm bisedimesh diplomatike e dëshmuar solidaritet me Izraelin.

Zyrtarët e ndihmave thonë se nevojat humanitare janë të mëdha dhe analistët thonë se nuk ka një zgjidhje të lehtë për shqetësimet në rritje.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ne jemi duke biseduar me zyrtarët izraelitë mbi nevojën e vazhdueshme për ndihmë humanitare për popullin palestinez, që gjithashtu është viktimë”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Është gjëja e duhur për të bërë“, shtoi ai, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se çfarë mendimi kishte Shtëpia e Bardhë mbi zërat për krijimin e një korridori humanitar.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë këtë javë se po bisedojnë me Egjiptin për një korridor të mundshëm humanitar. Ka vetëm dy pika zyrtare të daljes nga Rripi i Gazës. Si pasojë e bombardimeve izraelite të martën u godit kalimi kryesor, i cili të çon drejt Egjiptit. Korridori tjetër të çon në Izrael.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Grupet humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë të afërt ndërsa ushtria izraelite po përparon në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz. /VOA

Rruga Press

YouTube player