Lajme

UNESCO kërkoi të ndalohen URGJENTISHT punimet në Gjirokastër/ Margariti: Muri që u bë mediatik, s’ka asnjë vlerë historike!

Ditën e djeshme Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s bëri thirrje që të ndërpriten të gjitha punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, duke paralajmëruar se në vendin tonë do të dërgohet një mision për të parë nga afër situatën. Por jo vetëm që punimet nuk kanë përfunduar por ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar se muri nuk ka asnjë vlerë historike.

Lexo më shumë  LDK-ja nuk e përkrah ndryshimin e Ligjit për Specialen

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Margariti ka vizituar punimet që po zhvillohen në Gjirokastër, konkretisht në qendrën e qytetit. Ministrja Margariti përmendi edhe shqetësimin e UNESCO-s, duke pretenduar se ndërtimi u studiua dhe arkeologët dolën në përfundimin që nuk ka asnjë vlerë historike.

Për Margaritin e Ramën, Unesco e Europa Nostra është hera e dytë që ia huqin në gjykime, sepse as tek Teatri Kombëtar e as tek sitet historike në Gjirokastër nuk paska diçka me vlerë. Tani e mbrapa sitet historike nuk do anëtarësohen më në Unesco, por në Rilindje.

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *