KryesoreLajme

Presidentja Osmani në Spanjë diskutime me kancelarin Scholz dhe kryeministrin Mitsotakis – Vuçiqi shihet i vetmuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në samitin e liderëve evropianë.

Gjatë këtij samiti, Osmani ka zhvilluar biseda të veçanta me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Presidentja Osmani ka informuar homologun gjerman dhe kryeministrin grek për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Në fotografinë e publikuar nga ky bashkëbisedim i Osmanit me Scholz dhe Mitsotakis, në prapavijë vërehet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili qëndronte i vetmuar.

Osmani para fillimit të samiti, ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiqin para sanksioneve.

“Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë”, tha Osmani. /telegrafi/

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

Rruga Press

YouTube player