Lajme

Gërvalla: Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës tani

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kërkuar që organizatori i sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur si Twitter deri më tani, Gërvalla-Schwarz ka thënë se lirimi i shpejtë i Radoiçiqit në Serbi, dëshmon që i gjithë procesi është enigmë.

Lexo më shumë  Akuzë e rreme për dhunë nga Njësia Speciale në veri – pamjet e kamerave e rrëzojnë propagandën

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka deklaruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Përafrimi i legjislacionit në Shqipëri me BE-në rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar
YouTube player