KryesoreLajme

Eurodeputetja holandeze Strik: Me vite kemi lejuar në heshtje Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon

Eurodeputetja holandese Tineke Strik, ka thënë se ishte shokuar me ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur në një sulm terrorist të kryer nga një grup i serbëve të armatosur u vra polici Afrim Bunjaku e u lënduan tre policë tjerë.

Strik ka thënë se ndonëse ishte e shokuar, nuk ishte e befasuar.

“Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin. Pas ngjarjeve të fundit, është koha që liderët e BE-së të zgjohen. Situata e sigurisë në Ballkan është mjaft e rrezikshme. Duhet të veprojmë tash që të mbrojmë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Strik.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

E eurodeputeti holandez Thijs Reuten, ka bërë thirrje për t’u marrë masa ndaj Serbisë.

“Çfarë po na ndalon që të aplikojmë masa ndëshkuese ndaj Serbisë. Veprimet e pamatura të Qeverisë së Serbisë duhet të kenë pasoja. Komision, Këshill merrni veprime”, ka thënë Thijs Reuten.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?
YouTube player