KryesoreLajme

Njësoj si Rama? Del dokumenti ku Serbia kërkon që veriun ta marrë nën kontroll KFOR-i

Serbia ka kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun dhe të fillojë një hetim ndërkombëtar.

Në dokumentin që atashetë ushtarakë të Serbisë kanë shpërndarë nëpër ambasadat e tyre në botë, e të cilin e ka siguruar RTK, kërkesat kryesore të Serbisë për komunitetin ndërkombëtar, pas siç thuhet në dokument “zhvillimeve të fundit në Kosovë”, janë që KFOR-i të marrë nën kontroll të plotë veriun e Kosovës, duke zëvendësuar Policinë e Kosovës, dhe që të fillojë një hetim ndërkombëtar mbi atë se çfarë ka ndodhur me 24 shtator.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Aty thuhet se duke pasur si top prioritet ruajtjen e paqes dhe shmangien e konflikt, KFOR-i duhet të marrë përsipër të gjitha aspektet e sigurisë dhe menaxhimin e veriut, duke zëvendësuar Policinë e Kosovës, deri sa të krijohen kushtet për rikthimin në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, organizimin e zgjedhjeve të reja në komunat veriore, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe dhe të sigurohet përfshirja dhe riintegrimi i serbëve lokalë të Kosovës në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë që këtë dëshirë të Serbisë e trumpetoi fuqishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë duke deklaruar që KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun, ndërkohë që i njejti, disa muaj më parë kishte deklaruar që nëse KFOR-i e merr veriu kjo do ishte një katastrofë për Kosovën.

Rruga Press

YouTube player