Lajme

Von Cramon: Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen në Kosovë

Një njoftim të Qeverisë Britanike, në të cilin thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera, e ka shpërndarë në platformën X eurodeputetja Viola Von Crammon, që është edhe raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën.

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila sipas Von Cramon, duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.

Lexo më shumë  A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400.

Rruga Press

YouTube player