Lajme

Policia me aksion në veri, po kontrollohen pesë lokacione lidhur me sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, që lidhen me sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat
YouTube player