Lajme

Osmani për Listën Serbe: Po i bëjmë analizat ligjore, do merren masa që parashihen me ligj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar sjelljen e Listës Serbe pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre të tjerë.

Ajo ka thënë se Lista Serbe në vend që të distancohej nga këto veprime, të cilat janë kundër interesave të të gjithë qytetarëve, ata janë pjesë e sulmeve të tilla.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Ne si institucione jemi duke bërë të gjitha analizat ligjore, do të kemi një takim të përbashkët edhe me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe zëvendëskryeministrin për t’i diskutuar të gjitha këto çështje gjatë orëve në vijim dhe natyrisht gjithçka që parashihet me ligj do të jenë masa që do të ndermerren”, ka thënë ajo në një intervistë për televizionin publik.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player