Ministri Çeku zbulon projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos, që pritet të ndërtohet në Pejë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vazhduar me prezantimin e projekteve sportive dhe i fundit është Qendra Nacionale e Xhudos, e cila pritet të ndërtohet në Pejë.
Kosova shumë shpejtë pritet ta ketë Qendrën Nacionale të Xhudos, e cila pritet të ketë standarde evropiane dhe do të jetë multi-funksionale.
Është vet ministri i Sportit, Çeku, i cili e ka prezantuar projektin pas vendimit të sotëm për shpronësim, duke thënë se po nisim një fazë të re për fillimin e ndërtimit të qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.
“Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.
Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.
Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve.”, ka shkruar Çeku në facebook.
Rruga Press