Lajme

Bugajski i shkruan Lajçakut: Ndaloni gjuhën e pakuptimtë, Beogradi e Moska po ju marrin për budallenj

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor – analisti amerikan, Janusz Bugajski i ka reaguar të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi i cili në një postim në X kishte njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me të dërguarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe tre të tjerët nga Gjermania, Franca e Italia.

Lexo më shumë  FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Lajçak kishte shkruar se kishte pasur konsultime intensive dhe substanciale, gjersa theksoi se kanë biseduar edhe për hapat tjerë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.

E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jonusz Bugajski i cili i kërkoi Lajçakut të ndalojnë këtë gjuhë të pakuptimtë dhe se askush nuk e beson më këtë fasadë.

“Ndaloni gjuhën e pakuptimtë dhe mendimet e dëshirueshme. Askush nuk e beson më këtë fasadë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Beogradi dhe Moska po ju ‘luajnë’ për budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, shkruan në reagimin e tij Bugajski.

Rruga Press

YouTube player