KryesoreLajme

Me nderime të larta varroset heroi i shqiptarëve Afrim Bunjaku

Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici i vrarë të dielën në veri, Afrim Bunjaku.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, e drejtori i Policisë Gazmend Hoxha.

Ndër të tjerë në ceremoni kanë qenë prezent edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori i Francës Oliver Guerot e ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Në ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit si dhe kryetarë të komunave.

Bunjaku është vrarë në orët e para të së dielës, të cilat nisen me sulme të armatosura nga grupe terroriste serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga këto sulme janë lënduar edhe tre policë të tjerë, njëri prej tyre me armë zjarri.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Të vdekur kanë mbetën edhe katër sulmues të armatosur.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dyshohen për disa vepra penale, përfshire ato që kanë të bëjnë me terrorizëm.

Rruga Press

YouTube player