KryesoreLajme

Heshtja e Listës Serbe për sulmin terrorist në veri – reagon ambasadori gjerman: A do të na bashkohen në dënimin e këtij sulmi vrastar?

Partia më e madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe deri më tani nuk ka reaguar lidhur me sulmin terrorist që u bë ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Për heshtjen e këtij subjekti politik ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se kur Lista Serbe do ta ndalë këtë heshtje.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

“Si e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.

Ndryshe reagim për ngjarjen tragjike ka pasur edhe nga ministri nga komuniteti Nenad Rashiq.

Kujtojmë se ditë më parë nënkryetari i Listës Serbe, i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA-të, Milan Radoiçiq javë më parë kërcënoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund”.

Rruga Press

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫
YouTube player