Osmani: Terroristët s’mund të na zmbrapsin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, të gjithë janë në krah të Policisë së Kosovës.
Ajo ka shkruar në Facebook se terroristët nuk mund t’i zmbrapsin, por sipas saj, “vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë”.
“Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar ajo.
Osmani sot ka ndërprerë vizitën e saj në SHBA.
Rruga Press