KryesoreLajme

Kurti: 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 03:00 ka humbur jetën rreshteri ynë, ndërsa një polic është plagosur. Sulmet e grupeve të armatosura janë duke vazhduar, ne dënojmë sulmin kriminal dhe terrorist. Krimet të mbështetura dhe të organizuara nga Serbia po e sulmojnë shtetin tonë. Ne mbrojmë ligjshmërinë, mbrojmë qytetarët dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të dështojnë. Qeveria është e gatshme për të iu përgjigjur krimeve dhe kriminelëve. Qëndrojmë pranë familjeve të policëve. Ftoj qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

Lexo më shumë  Mbrohej nga Orbani - Peter Magyar do e deportojë Gruevskin: Hungaria nuk do të bëhet depo për kriminelë të kërkuar ndërkombëtarë

Kurti tha se personat e armatosur janë duke qëndruar në Manastir. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për ligjin për portet turistike: Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me angazhimet për mbylljen e Kapitullit 27 me BE-në