Mbyllen të gjitha rrugët që çojnë në Banjskë
Të gjitha rrugët që çojnë te fshati Banjskë në Zveçan janë mbyllur si pasojë e sulmeve të fundit në këtë zonë, ku mbeti i vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Ekipet e mediave në terren kanë njoftuar se vetëm njësitë e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, po lejohen të hyjnë në këtë fshat.
Grupi që ka sulmuar të dielën Policinë e Kosovës, me ç’rast vdiq një zyrtar policor dhe një tjetër mbeti i plagosur, dyshohet se është fshehur brenda Manastirit të Banjskës.
Sulmet e tyre ndaj policisë me arsenal armësh, sipas autoriteteve, kanë vazhduar deri për disa orë.
Rruga Press