Sondazhi në Serbi: 65% e qytetarëve e pranojnë që e kanë humbur përgjithmonë Kosovën
Situata në Serbi duket se ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Deri disa muaj më parë, serbët vijonin të ishin të bindur se Moska është aleti i tyre më i fortë, teksa po ashtu nuk e pranonin njohjen e Kosovës. Mirëpo një sondazh i fundit tregon se situata nuk është me njëjtë.
Sondazhi i organizuar nga “Demostat”, u prezantua nga sociologu Sreçko Mihailoviç. Ai tha se rezultatet e hulumtimit tregojnë se 47 për qind e të anketuarve jetojnë njësoj si 10 vjet më parë, pothuajse një çerek më mirë dhe 29 për qind më keq.
Hulumtimi është kryer “ballë për ballë”, me 1600 të anketuar, nga 24 prilli deri më 4 maj, raporton “Danas”.
Mihailović deklaroi se më shumë se 40 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se jetojnë “kryesisht mirë”, pak më pak se një e katërta “kryesisht keq”, dhe 35 për qind “as mirë as keq”.
Rezultatet tregojnë se 41 për qind përgjigjen se u mungon shumë për një jetë të denjë, 29 për qind thonë se u mungon pak, 26 për qind kanë mjaftueshëm për një jetë të denjë, ndërsa katër për qind kanë thënë se kanë më shumë, tha Mihailovi135.
Lidhur me aktivitetet e Vuçiçit dhe qeverisë, Mihailoviç deklaroi se 48 për qind e të anketuarve i cilësuan si rezultate të dobëta në standardin e qytetarëve, 46 për qind në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, 32 për qind në Bashkimin Evropian, 35 për qind në ekonomi dhe çdo e treta në politikë në Kosovë.
Mihailoviç tha se 22 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia është bastioni i politikës së jashtme të Serbisë, ndërsa 20 për qind mendojnë se është roli i Bashkimit Evropian.
Pyetjes nëse Serbia duhet të orientohet kah Lindjes dhe Perëndimit, 30 për qind e të anketuarve janë për Rusinë dhe Kinën, dhe 35 për qind janë për BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet skandinave.
Mihailoviç deklaroi se 23 për qind e të anketuarve janë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, 35 për qind janë kundër, ndërsa 42 për qind u përgjigjën “nuk e di”.
Nëse nesër do të mbahej referendumi për anëtarësimin në BE, përqindja pro dhe kundër është e njëjtë – 33 për qind.
11 për qind e të anketuarve do të luftonin për Kosovën, ndërsa 65 për qind kundërshtojnë çdo konflikt me shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare. Pra edhe pse Vuçiç nuk e njeh Kosovën dhe kërkon tensione në veri, pjesa dërrmuese e qytetarëve pajtohen me faktin që Kosova është një shtet i pavarur.
Rruga Press