Lajme

Kryeparlamentari Konjufca: Lajçaku është pozicionuar në anën e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë të mërkurën se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk janë akuza por konstatime për mënyrën e punës së tij.

Kurti të hënën në një konferencë për media ka akuzuar Lajçakun se është pozicionuar kundër Kosovës në takimin që u zhvillua më 14 shtator në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe.

E njëjtë mendon edhe kryeparlamentari Konjufca, i cili në një deklarim për media ka thënë se Lajçak me qëndrimet e tij është pozicionuar në anën e Serbisë.

“Së pari nuk mendoj që ato ishin akuza ishin disa konstatime mënyrës së punës së Lajçakut. Është vërejtur më thënë të drejtën qysh në fillim që Lajçaku qëndrimet të cilat i artikulon më shumë janë lë të themi ato marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, me mund me qenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, qysh me mundur me akomoduar në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë”, ka thënë ai.

“E cili është pozicionimi i Serbisë, pozicionimi i Serbisë është që Kosova duhet ta bëjë një Asociacion jashtë çdo ombrelle politike të procesit, i cili e ka arrit këtë pikë ku jemi tash. Përderisa qasja origjinale ka qenë ndryshe krejt. Qasja origjinale ka qenë kjo që me qenë se Kosova nuk mund ta bëjë Asociacionin, sepse përndryshe do ta kishte bërë prej vitit 2013, do ta kishte bërë në Qeverinë e Isa Mustafës, ose Hashim Thaçit, tash me VV-në është më vështirë që të bëhet. Sepse ne e kemi marr një mandat kogja të fuqishëm politik me disa premtime tjetra”.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Konjufca tutje ka thënë se premtim i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë se Kosova nuk mund të ec asnjë hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë.

E sipas tij, pikërisht duke pas këtë parasysh ekspertët që e kanë përpiluar marrëveshjen e Ohrit “e kanë zgjeruar ombrellën”, duke e futur aty njohjen reciproke si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe Asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon atë dhe thotë që ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçka e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është që nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mundesh Asociacion me marr edhe me heq prej idesë së njohjes. Quajeni si dush njohje de-facto, është njohje e shtetësi së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohen se kur ta kalon kufirin në Merdar është në një shtet tjetër që ekziston. Duhet ta njoh flamurin, simbolet dhe nuk duhet që të na pengoj kur aplikojmë në organizata ndërkombëtare”, është shprehur kreu i Kuvendit.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Tutje, ai ka deklaruar se pas kësaj është në përgjegjësin e Kosovës që ta gjejë një formë të Asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik.

“Nëse mundoheni me shkatërruar këtë ide atëherë jeni në faror të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili pe kryen punë e vetë goxha në mënyrë të pa përgjegjshme. Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem”, ka përfunduar Konjufca.

Rruga Press

YouTube player