Lajme

Borrelli nga New York-u me kërkesë naive për Kosovën e Serbinë: Të nis zbatimi i marrëveshjes për normalizim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se Kosova dhe Serbia duhet që pa vonesa të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve.

“Të dyja palët ranë dakord për këtë rrugë drejt normalizimit më herët këtë vit. Kjo është diçka e detyrueshme për ta dhe kërkohet nga palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë zbatim. Dhe shpresoj që së shpejti të nxjerrim një deklaratë me konsideratat e ministrave për këtë dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Borrell.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Ai shtoi se ajo çfarë kërkojnë ata si BE është “që të fillohet zbatimi në bazë të propozimit tonë pa vonesa të mëtejshme, dhe kjo përfshin detyrimin e të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e kaluara të dialogut”.

Këto komente Borrell i bëri pas takimit jo formal të zhvilluar në New York me ministrat e Jashtëm të BE-së.

Borrell theksoi se ministrat shprehën shqetësim për mungesën e zbatimit të marrëveshjes për normalizim, derisa shprehën mbështetjen e tyre të fuqishme për të dhe emisarin Lajçak.

“Ministrat shprehën mbështetje të fortë për Përfaqësuesin e Lartë për lehtësimin e dialogut dhe për Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak. Shprehën shqetësimin për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Normalizimi është një proces, është një rrugë, dhe është zbatim”, tha ai.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Kjo deklaratë e Borrellit ngjan shumë naive (në rastin më të mirë) marrë parasysh që Kosova dhe Serbia nuk kanë rënë dakort akoma për formën e zbatimit të marrëveshjes. Ngjan sikur Borrelli nuk ka qenë fare i pranishëm në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, e thjesht duhet të thotë diçka nga zori.

Rruga Press

YouTube player