Lajme

Kryeministri Kurti: 22 makina do t’u shpërndahen komunave për të realizuar vizita mjekësore në shtëpi ndaj nënave dhe fëmijëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mëngjesinë e sotëm ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave, për të realizuar dhe shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi, për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën tri vjeçare. 

Këtë lajm, kryeministri e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook.

Lexo më shumë  E majta italiane: Vendimi për qendrat e azilit në Shqipëri shkel të drejtat e njeriut

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, thotë kryeministri. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Durmishi: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës