Mesazhet në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është suspenduar për disa minuta. Kjo për shkak se një grup i tifozëve rumun kanë vendosur në tribuna mesazhin politik “Kosova është Serbi”.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në ATV, këtë mesazh e ka quajtur më më të rëndë se vetëm mesazh politik.
“Ne e kemi kriju një përvojë të ballafaqimit edhe nëpër rrugë ligjore, sidomos me Serbinë. Sa herë që kanë tentu me e shfrytëzu sportin për mesazhe politike, deri te ato thirrje për gjenocid. Ai transparent nuk e ka vendin aty dhe besoj që vendimi i referit është i drejtë sepse kjo është më e rëndë se vetëm mesazh politik. Kjo është thirrje për gjenocid, edhe është definitivisht diçka që nuk e ka vendin aty”, tha Çeku.
Ai thotë se ka qenë i bindur në fitoren e Kosovës, por me gola, ndërsa situata e fundit, sipas tij po e detyron Kosovën që fitoren ta kërkojë në një rrugë tjetër.
“Jam i bindur për fitoren e Kosovës sonte, por me gola, mirëpo nëse na detyrojnë të shkojmë në fitore me një rrugë tjetër, edhe atë do ta bëjmë”, tha Çeku.
Rruga Press