Lajme

Letra e senatorëve amerikanë, reagon Sinani: Është historike që problemet e Luginës arritën në majat e diplomacisë botërore

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur letrën e senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë.

Sinani e ka quajtur lajm të mirë për Luginën e Preshevës, ndërsa ka thënë se kjo është ngjarje historike.

“Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare. Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre”, thotë ajo.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Rruga Press

YouTube player