Bota

VIDEO/ Pas zjarreve shkrumbuese, në Hawaii shpërthen vullkani Kilauea

Observatori i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) në Hawaii ka ngritur nivelin e alarmit – në një paralajmërim të kuq – në lidhje me vullkanin Kilauea pasi ai filloi të shpërthejë të dielën pasdite.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawait tha të dielën në mbrëmje se, në atë kohë, llava ishte e kufizuar dhe “nuk përbën një kërcënim për komunitetet”.

Megjithatë, u bë një paralajmërim se grimcat dhe gazrat që lëshohen nga shpërthimi mund të shkaktojnë “probleme me frymëmarrjen për njerëzit e ekspozuar”.

Zyrtarët thanë se vullkani filloi shpërthimin e tij rreth orës 15:15 me orën lokale të dielën brenda kraterit Halemaʻumaʻu.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

USGS shtoi se shpërthimi “u parapri nga një periudhë sizmike të fortë”.

Rruga Press

YouTube player