Lajme

Sot, para 20 viteve Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, goditet me thikë nga një ekstremist serb i cili kundershtonte qëndrimin e Suedisë për Kosovën

Nga Sébastien Gricourt

Sot para 20 vjeteve tamam, me 11 shtator 2003, vdiste nje personalitete social-demokrate europjane te Suedise, Anna (Maria) Lindh. Atehere Ministre e Puneve te Jashtme, ajo vdiq pasi nje dite me heret ne nje dyqan ne Oslo pesoi goditjet me thike te nje ekstremist serb (Mihajlo Mihajlovic) i cili kundershtonte ashtu ne menyren me te vrazhde qendrimin e Suedise per Kosoven.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ne historine europjane, socialdemokracia ka qene gjithmone ne ballin e luftes kunder se djathtes ekstreme dhe shpesh kjo u pagua me gjak. Pa shkuar aq larg sa perballimi me rritjen e fashizmit dhe nazismit ose me heret me vrasjen e Jean Jaurès-it (Zhan Zhores) ne Paris me 31 korrik 1914, mjafton te permendet vrasja masive te 22 korrikut 2011 ne Ishullin danez Utoya ku dhjetera te rinj socialdemokrat u vrane mizorisht nga nje aktivist danez te se djathtes ekstreme.

Por sot le te rikujtojme ky #11shtator te vecante per socialdemokracine europjane dhe kurre mos dorezohemi perballe rrymave neofashiste qe edhe sot veprojne neper Europe, por gjithashtu neper rajonit dhe shpesh kunder Kosoves.

Bile ndodh sot se kjo behet me mbeshtetjen e disa forcave politike dhe mediale qe nganjehere nuk jane fare te vetedijshme se pikerisht jane duke sherbyer keto qellime shkaterruese dhe vrastare.

Rruga Press

YouTube player