Lajme

Kush janë shqiptarët, përfshirë ish-këshilltarë të Thaçit, që bashkëpunuan për raportin që po flitet në Gjykatën Speciale

Një raport për krimet e luftës në Kosovë, i hartuar nga organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, është diskutuar me shumë zhurmë këto ditë në publik.

Kjo pasi për të u pyet detajisht Frederich Abrahams, koordinatori i këtij raporti, që dëshmoi në Gjykatën Speciale, të enjten dhe të mërkurën, më 6 dhe 7 shtator.
Gjatë dëshmisë së tij, Abrahams u zu në pozitë të vështirë disa herë nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson. Ky avokat brtanik, në mënyrë shumë profesionale, arriti që përmes pyetjeve të tij ta bënte dëshmitarin Abrahams të thoshte se tani do ta kishte shkruar ndryshe raportin dhe se për krimet e supozuara të UÇK-së, ishte mbështetur në burimet e palës serbe.

Në një moment, avokati Emmerson e pyeti dëshmitarin Abrahams: “Ju e keni recikluar propagandën serbe apo jo?”; “Është dashur të shkruhej ndryshe” – u përgjigj ai. Kur avokati Emmerson i tha “Këto pretendimet i morët nga pala serbe?”; dëshmitari Abrahams tha: “Po”.
Por kush është dëshmitari i 22-të në Gjykatën Speciale, Frederich Abrahams dhe për çfarë raporti është fjala. Frederich Abrahams është hulumtues i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, i cili menjëherë pas luftës në Kosovë, koordinoi projektin që prodhoi një raport për krimet e luftës në Kosovë gjatë periudhës 24 mars – 12 qershor 1999.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Fjala është për një raport me 544 faqe, (pa llogaritur bibliografinë e tij dhe treguesit e emrave me të cilët shkon në 656 faqe), i titulluar “Nën pushtetin e urdhrave Krimet e luftës në Kosovë: (“Under Orders: War Crimes in Kosovo”).

Ai është botuar fillimisht në origjinal në anglisht në vitin 2001, para se të botohej në shqip më 2002, në Tiranë nga shtëpia botuese “Korbi”.

Megjithëse në publik u tha se ky raport u shkrua nga vetë Fred Abrahams, në të vërtetë ai është hartuar nga një grup i madh hulumtuesish dhe profesionistësh, emrat e të cilëve janë listuar në hyrje të raportit te pjesët “Falënderime” dhe “Hyrje”. Aty mësohet që hulumtimet në terren janë drejtuar nga: Fred Abrahams, Bogdan Ivaniseviq, Andre Lommen, Joanne Mariner, martina Vanderberg e Benjamin Ward, si dhe konsulenti i Human Rights Watch, James Ron. Pjesë e hulumtimit ishin edhe Sahr, MuhammedAlly, Alexandra perina, Kerry McArthur dhe Laura Rusu. Të gjithë këta ishin të përfshirë në hartimin e këtij raporti i cili u shkrua fillimisht nga Fred Abrahams dhe Benjamin Ward.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Por për realizimin e hulumtimit në terren dhe gjetjen e burimeve, njerëzve dhe orientimin e punës, këta hulumtues kishin nevojë edhe për ndihmë nga vendasit në Kosovë. Te “Falënderimet” e këtij raporti, është shkruar: “Human Rights Watch do të donte të falënderonte në mënyrë të veçantë personat e mëposhtëm:”.

Këtu pason një listë e gjatë prej 51 emrash, mes të cilëve janë edhe Baton Haxhiu, Ylber Hysa, Dukagjin Gorani, Ardian Arifaj, Vjosa Dobruna, Nora Ahmetaj, Bukurie Gjonbalaj, Lirije Osmani, Ibrahim Makolli etj.

Pjesët më diskutabile të këtij raporti, janë ato që i referohen një raporti të Human Rights Watch të botuar në gusht të vitit 1999, e i cili mban titullin “Abuzimet kundër serbëve dhe romëve në Kosovën e re”. /kosovapost.net/

Rruga Press

YouTube player