KryesoreLajme

Osmani sqaron Stoltenbergun, thotë se marrëveshja e vitit 2013 vlen për FSK-në, por jo dhe për Policinë

Çdo zbarkim i forcave speciale në veri të vendit duhet të bëhet në koordinim me NATO-n, ka thënë shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Ai është pyetur nëse është kriter i ri koordinimi edhe për zbarkimin e forcave speciale, pasi sipas marrëveshjes dypalëshe bëhet fjalë vetëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Stoltenberg është përgjigjur se secili zbarkim i forcave duhet të jetë në konsultim.

“Nuk është kriter i ri. Është baza e misionit për një kohë të gjatë tashmë. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin e KFOR-it dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt mes autoriteteve në Prishtinë me çfarëdo lloj zbarkimi të forcave që mund të ndikojë pozitën tonë e sigurinë në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Por, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më pas se marrëveshja e vitit 2013 e vë theksin vetëm te FSK-ja, e se Policia e Kosovës e ushtron detyrën prej më shumë se dy dekadash në të gjithë vendin pa dallim territori.

“Marrëveshja e vitit 2013, fokusohet vetëm te Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka vepruar dhe ka ushtruar mandatin e vetë kushtetues në gjithë territorin e Kosovës për më shumë se dy dekada. Dje e festuam përvjetorin e krijimit të policisë, është forca më profesionale e shumë etnike në gjithë rajonin. Si parim insistoj që koordinimi me aleatë jo vetëm për veriun, kemi jug lindje e perëndim, duhet të punojmë koordinim me aleatë për çdo centimetër për gjithë rajonin për shkak të orientimit strategjik integrim euroatlantik. Së bashku me partnerë rezultate më frytdhënëse më shumë paqe, prosperitet. Do të punojmë së bashku, sepse 29 maji na tregoj gjithëve ata që janë kundër Kosovës janë kundër NATO”, ka theksuar Osmani.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player