Bota

Rumania konfirmon, pjesë të dronit rus përfunduan në territorin rumun

Ministri i Mbrojtjes së Rumanisë, Angel Tilvar, ka konfirmuar se pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin rumun. Shënjestër e sulmeve ruse kishte qenë një port ukrainas në lumin Danub, por pjesë të dronit përfunduan edhe në territorin rumun, raporton CNN.

Lumi Danub rrjedh përgjatë kufirit mes dy shteteve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Tilvar ka folur për “A3CNN” duke e vizituar të mërkurën zonën ku thuhet se kanë rënë pjesë të dronit rus.

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë fillimisht kishte mohuar raportimet se pjesë të dronit rus kanë rënë në territorin rumun.

Në javët e fundit portet ukrainase në Danub po përballen me bombardime të rënda ruse. Moska po shënjestron rezervat e grurit të Ukrainës dhe infrastrukturën, pasi dështoi marrëveshja e grurit në korrik.

Shumica e goditjeve kanë qenë në afërsi të kufirit Ukrainë – Rumani. Rumania është anëtare e NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë ka dënuar sulmet.

Ka pasur sulme tjera në portet ukrainase në Danub të mërkurën. Në këto sulme humbi jetën një person.

Rruga Press

YouTube player