Lajme

“Sky ECC dëshmon lidhjet e qeverisë me mafjan”- Berisha në Kuvend: Qytetarë ju ftoj t’ja shkurtojmë jetën këtij parlamenti

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, në seancën e parë plenare për këtë sezon, i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protesta e për ti “shkurtuar jetën parlamentit”.

“Parlamenti nuk shpreh interesat e shqiptarëve. Qytetarë ju ftoj t’ja shkurtojmë jetën këtij parlamenti që refuzon te denoncoj gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet”, theksoi Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Lexo më shumë  Sonte provohet kush do bllokadë e kush do zgjidhje

“Ky parlament është i bazuar, në krim, drogë. Sky dëshmon lidhjet tuaja me mafjan dhe krimin Dëshmojnë se keni dhunuar dhe vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni të jeni në këtë sall. Ky parlament është turpi i historisë, voton për dyfishon rrogat e deputetëve ku lë në varfëri ekstreme qytetarët.

Sepse kur logjikën dhe ndërgjegjen ta infiltron krimi ke humbur logjikën. Si mund të dalësh këtë të lexosh një raport të tillë fund e krye me mashtrime. Parlamenti nuk shpreh interesat e shqiptarëve. Qytetarë ju ftoj t’ja shkurtojmë jetën këtij parlamenti që refuzon te denoncoj gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për president

Rruga Press

YouTube player