Bota

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët po refuzojnë të luftojnë për shkak të moralit të ulët

Në raportin më të fundit të ministrisë britanike të Mbrojtjes është theksuar se trupat ruse po refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, kjo për faktin se ushtarët kanë problem me “moralin e ulët”.

Britanikët pretendojnë se refuzimi për të luftuar “me gjatë po ndodhë si pasojë e mungesës së trajnimit, motivimit dhe situatat e shpeshta me plot stres me të cilat forcat ruse po përballen në fushëbetejë”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Dy ushtarë rusë ditëve të fundit janë dënuar me nga dy vite burgim, për shkak të refuzimit që t’i binden urdhrave për t’u kthyer në Ukrainë.

Bëhet fjalë për afro 100 ushtarë që brenda javës arrestojnë pasi refuzojnë të luftojnë. Ministria britanike e Mbrojtjes pretendon se Rusia po tenton të “fsheh dhe zbutë” humbjet, duke dërguar ushtarë të pa trajnuar në vijën e parë të frontit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Nga mobilizimi i pjesshëm në vitin e kaluar, Rusia ka zbutur rregullat për të marrë pjesë në luftë – duke përdorur masën për operacione mbrojtëse”, thuhet ndër tjera në raportin e britanikëve.

Rruga Press

YouTube player