Lajme

Kurti: 33 vite nga dita kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar vizitën e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë me në krye të ndjerin Robert Joseph Dole, 33 vjet më parë, duke thënë se ishte historike.

Sipas tij, ajo i ka kthyer dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Kjo vizitë shënon fillimin e atij rrugëtimi të gjatë të përbashkët të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, si dhe nga dita e çlirimit te shpallja e pavarësisë më 2008 dhe ngritja e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Senatori Dole në Kosovë ishte shoqëruar nga gjashtë senatorë tjerë John William Warner nga Virxhinia, Edëin Jacob Garn nga Utah, Donald Lee Nickles nga Oklahoma, Alfonse Marcello D’Amato nga Nju Jorku, Steven Douglas Symms nga Idaho dhe Cornelius Alexander McGillicuddy nga Florida.

Ata u takuan me një grup të gjerë përfaqësuesish politikë, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.
“Duke kujtuar vizitën e tij të 29 gushtit 1990, tre vite më parë kur u ngrit busti i tij në Prishtinë, Bob Dole pati shkruar: ‘Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës.’”, ka shkruar tutje kryeministri.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player