Bota

Dyshime për spiunazh/ Arrestohet shoku i ngushtë i Trumpit, Tom Barrack

Autoritetet federale në SH.B.A. arrestuan të martën Tom Barrack, mik i ngushtë për një kohë të gjatë dhe aleat politik i ish presidentit Donald Trump, i dyshuar për veprimtari në emër të një qeverie të huaj, Emiratet e Bashkuara Arabe, pa u regjistruar si një agjent i huaj.


Tom Barrack, 74-vjeçar, u akuzuar për pengim të drejtësisë, për gënjeshtra ndaj agjentëve federalë në një intervistë në 2019 rreth bashkëpunimit të tij me një qeveri të huaj, Emiratet e Bashkuara Arabe.


Një bashkëpunëtor i Barrack, Matthew Grimes, u arrestua gjithashtu. Një person i tretë, shtetasi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Rashid Sultan Rashid Al Malik Alshahhi, është në liri.

Lexo më shumë  Ish-Këshilltari i Sigurisë në SHBA paralajmëron krizë globale: Trump Admiron Putinin dhe Kim Jong Un


Të tre u ngarkuan me shtatë akuza për krime, në një aktakuzë të vulosur në një gjykatë federale të New Yorkut.


Barrack ishte një folës kryesor në Konventën Republikane në vitin 2016, në të cilën Trumpi u emërua si i nominuari i partisë dhe pas zgjedhjeve shërbeu si kryetar i komitetit të inagurimit të Trumpit.


Barrack i bashkohet numrit në rritje të njerëzve që i përkasin orbitës së Trumpit, duke u përballur me probleme ligjore, që fillojnë nga akuza për arrestim e deri në dënimi. Rasti më i fundit ishte ai i Allen Weisselberg, ish-zyrtari kryesor financiar i Organizatës Trump, i cili u arrestua dhe u akuzua për pjesëmarrje në një skemë mashtrimi taksash.

Lexo më shumë  Hetimi paraprak konfirmon se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e Azerbaijan Airlines në Kazakistan


Vetë ish-presidenti amerikan po përballet me dy hetime penale. Në New York ai po hetohet për manipulim të vlerës së aseteve të kompanisë së tij, për kërkim hua ose për të shkurtuar detyrimet tatimore. Në Georgia ai po hetohet rreth supozimeve se ka bërë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020./HindustanTimes

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *