Lajme

(Video) Radhë në Morinë, më shumë se 36 mijë qytetarë nga Kosova shkojnë për në bregdetin shqiptarë në 24 orët e fundit të gushtit

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”.

Kolona e automjeteve mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi, shkruan abcnews.al

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Siç dihet përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, siç është marrëveshja e përbashkët mes qeverive.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player