Opinion/Aktualitet

Afera e inceneratorëve dhe sterilizimit, Lubonja: SPAK nuk shkon në thelb të sistemit kriminal

Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në rubrikën “Opinion” foli për çështjen e Fredi Belerit, duke u ndalur edhe tek reagimet e autoriteteve greke.

Gjithashtu Lubonja komentoi edhe Samitin e organizuar në Athinë, nga kryeministri grek, duke shtuar se Presidenti Bajram Begaj me refuzimin e ftesës tregoi që është ushtar i kryeministrit Edi Rama.

“Gjithë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, është proces që duhet të drejtohet nga BE e SHBA, realiteti ka treguar që për arsye gjeostrategjike ka pasur edhe vonesa. Por reforma në Poloni dhe në Shqipëri që janë bërë në të njëjtën kohë, ndaj Polonisë kanë vënë sanksione, por ndaj Shqipërisë janë bërë lëvdata. Kjo është një çështje e të gjithë shqiptarëve. Rama përpiqet të tregojë sikur Shqipëria po zhvillohet dhe po ecën para, por nuk mendoj që aksioni i Greqisë do të jetë kaq i thellë, sepse ky është një problem e të gjithë shqiptarëve.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Mospjesëmarrja e Presidentit Begaj në samitin në Athinë:

“Ai gjenerali është ushtar i Ramës. Qesharake është edhe fakti sepse Presidenti nuk ka dhënë as edhe një argument, veçse ka agjendën të zënë. Pra sillemi si të papërgjegjshëm deri në nivelin e Presidencës. Tregon që është një njeri pa këllqe për atë vend dhe Rama për këtë arsye e ka vënë.”, tha ndër të tjera Lubonja.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Koncesioni i sterilizimit:

Fatos Lubonja: A është SPAK i pavarur nga pushteti i ekzekutivit? Mendoj që reforma në drejtësi u bë për t’u kapur. SPAK me rastin e inceneratorëve i jep më shumë të drejtë atyre që mendojnë se SPAK është i kapur. Kapja ose jo e SPAK nuk lidhet me disa peshq qofshin edhe të rëndësishëm, por me faktin se sa SPAK i shkon në thelb sistemit kriminal.

Rruga Press

YouTube player