Dëmtimi nuk e ndal Luiza Gegën, siguron një biletë për finalen e kampionatit botëror
Kur vjen radha tek atletika, Luiza Gega nuk njeh pengesë, atletja shqiptare pavarësisht dëmtimit arriti të shkëlqente në kualifikueset e mbajtura në Budapest.
Edhe pse prej ditësh jo në formën e saj optimale, Gega tregoi shpirt luftarak e vendosmëri, për të siguruar kështu një biletë për kampionatin botëror.
34-vjecarja arriti të renditej e treta në baterinë e saj, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat. Gara e 3 mijë metrave tashmë është kthyer në një specialtet për Gegën, edhe pse në këtë bateri merrnin pjesë disa prej garuesve të cilat shihen si pretendente kryesore. Atletja jonë e mbylli garën vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen.
Shqipëria ka shancet të regjistrojë një tjetër medalje ari në finalen që zhvillohet më 27 gusht, në Budapest.
Kujtojmë se në botërorin e fundit Gega u rendit në vendin e 5-të, ndërsa sa i përket kampionatit evropian, është kampionja në fuqi. Kujtojmë se prej ditësh kampionja kuqezi ka shfaqur problem probleme muskulore, ndërsa ka mundur të rikuperojë gradualisht.
Rruga Press