Vritēt shefi i “Wagnerit”, Yevgeny Prigozhin
Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e të dhjetë personave në bord.
Sipas agjencisë së lajmeve, TASS, në avionin që po fluturonte nga Moska në Shën Petersburg, gjendeshin shtatë pasagjerë dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Një kanal në Telegram, i njohur si Gray Zone dhe i lidhur me Wagnerin, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore në rajonin Tver, në veri të Moskës.
Prigozhin udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër forcave të armatosura ruse në muajin në qershor./rel
Rruga Press