KryesoreLajme

Deputeti ukrainas: Nuk ka kompromis me parimet tona, ta njohim Kosovën

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka folur në Twitter për takimin mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Greqi.

Ai ka thënë se Ukraina nuk duhet të bëjë kompromis me parimet e saj dhe duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe nuk mund ta tërheqin atë drejtë anës së tyre.

“Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme. A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të bëjmë kompromis me parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Panik në kabinetin e Vuçiqit: Në orët në vijim pritet njoftimi për një paketë të gjerë sanksionesh amerikane

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Greqi.

Ai ka thënë se Greqia dhe Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Profesori amerikan, Edward Joseph, ka këshilluar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky që të mos e zgjasë takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Greqi, të kthehet në Ukrainë dhe ta njohë Kosovën.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime sot në Kosovë, pritet nga Osmani
YouTube player