Bota

Duke folur për shkëmbimin e territorit për paqen, Zelensky: Rusisë mund t’i japë vetëm qytetin rus, Belgorod

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mundësitë për të bërë lëshime territoriale në këmbim të anëtarësimit në NATO dhe arritjes së paqes në vend, tha se mund të japë vetëm qytetin rus të Belgorodit.

Kështu deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

“Ne jemi të gatshëm të shkëmbejmë Belgorodin për anëtarësimin tonë në NATO”, deklaroi lideri ukrainas rreth mundësisë që Ukraina t’i jep territore Rusisë.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Zyrtari i lartë i NATO-s, Stian Jenssen pohoi pak ditë më parë se Ukraina do të duhet të pranojë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të kontrolluar aktualisht nga Rusia nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe të sigurojë paqen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga ana tjetër, u tregua i kujdesshëm teksa deklaronte se çfarë do të duhet të bënte Ukraina për t’i dhënë fund luftës duke pohuar se një vendim i tillë është në dorën e tyre.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Të njëjtën gjë tha sot edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, duke theksuar se i takon Ukrainës të vendosë nëse do të negociojë paqen dhe kur duhet të zhvillohen këto negociata.

Rruga Press

YouTube player