Gashi ‘godet’ Devollët, komenton pasurinë e tyre dhe ‘lidhjet’ me opozitën
Analisti Lirim Gashi ka bërë një shkrim në lidhje me pasurinë e vëllëzërve Devolli dhe lidhjes së këtyre të fundit me opozitën dhe disa media në vend.
Ai në një shkrim në Facebook u shpreh se kush e prek pasurinë e kompanisë së Devollëvë bie dhe zgjohet me frikë në palcë nga hakmarrja e tyre.
“Fatkeqësisht paratë e Devollëve nuk i financojnë dhe dirigjojnë vetëm mediat tona por edhe institucionet më të ndjeshme të sigurisë, prokurorisë dhe jurisprudencës shtetërore.
Përveç kësaj peng i parave të Devollëve është opozita jonë zëdhënës i se cilës është vëllai i Aleksandër Vuçiqit Edi Turpi”, shkroi ndër të tjera Gashi.
Postimi i plotë
Kushdo që e prek pasurinë e kompanisë së vëllezërve Devolli, të cilët Serbinë e kanë nënë, baba, gjak dhe shpirt bjen dhe zgjohet me frikë në palcë nga hakmarrja e tyre.
Shumë media kosovare janë zëri i Serbisë përmes fytit të gazetarëve shqipfolës dhe parave të Devollëve.
Prandaj të gjitha aferat e ditëve të fundit janë pjesë e luftës speciale të cilën Serbia ia ka shpallur Qeverisë Kurti dhe Kosovës përmes Devollëve.
Fatkeqësisht paratë e Devollëve nuk i financojnë dhe dirigjojnë vetëm mediat tona por edhe institucionet më të ndjeshme të sigurisë, prokurorisë dhe jurisprudencës shtetërore.
Përveç kësaj peng i parave të Devollëve është opozita jonë zëdhënës i se cilës është vëllai i Aleksandër Vuçiqit Edi Turpi.
Shpresoj se populli do t’ua jep përgjigjen e merituar.
Rruga Press