Bota

“Humbja e luftës rrëzon Putinin”, Kasparov: Rusia, shtet mafioz përftoi nga Perëndimi

Rënia e diktatorit të tipit mafioz, Vladimir Putin, do të jetë e paevitueshme pas çlirimit të Ukrainës. Për këtë është i bindur shahisti i famshëm rus Garry Kasparov, i cili ka folur për situatën aktuale në Rusi në një intervistë për agjencinë ukrainase “RBC”.

“Lufta nuk mund të përfundojë ndërsa Putin është në pushtet. Rënia e tij do të jetë rezultat i mposhtjes së Rusisë në luftë, pasi regjimi nuk mban më kur lideri humbet legjitimitetin e tij”, ka thënë Kasparov.

Sipas tij, shteti i sotëm rus, i krijuar nga Putin, përveç shenjave të një diktature fashiste ka edhe ato të një shteti mafioz, që ka përfituar nga dobësia e Perëndimit.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Nga këndvështrimi i Putin, Perëndimi ishte i dobët. Dhe çdo diktator, sidomos një diktator mafioz, reagon ndaj kësaj dobësie. Kur sheh forcën ai fillon të kthehet mbrapsht, por kur sheh dobësinë vazhdon të ecë përpara”,-ka thënë Kasparov.

Për këtë arsye, ka theksuar ai, kreu i Kremlinit ka krijuar bindjen se në parim mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi. “Dhe, fatkeqësisht më duhet të them se në këtë aspekt kishte të drejtë”, ka vijuar ish-kampioni.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Për më tepër, është shprehur ai, nuk është e sigurt që fitorja e Ukrainës, pagimi i dëmeve dhe përndjekja e kriminelëve të luftës të jetë e barabartë me kolapsin tërësor të Rusisë. Por kjo sipas tij mund të sjellë në shkëputjen e disa territoreve nga Rusia.

“Në çdo rast, problemi kryesor është se si t’i japim fund luftës. Nuk ka mënyrë tjetër përveç fitores së Ukrainës, sepse për sa kohë do të jetë në pushtet, Putin do të luftojë deri në dollarin dhe ushtarin e fundit”,-ka shtuar Kasparov.

Rruga Press

YouTube player