KryesoreLajme

Publikohen pamjet e kryetarit të Kuvendit të Republikës Serbe si pjesëmarrës në krime gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë

Janë publikuar pamjet e kryetarit të ashtuquajturës Kuvendi Popullor i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, i cili shihet i armatosur gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas raportimeve, Stevandiq ka qenë pjesëmarrës në krimet e bëra nga regjimi i Serbisë ndaj popullsisë boshnjake në këtë vend.

“Shfaqen pamjet që tregojnë kryetarin aktual të të ashtuquajturës Kuvendi i Republikës Serbe, Nenad Stevandiq, duke marrë pjesë në krimet e luftës gjatë luftës së Bosnjës”, thuhet në përshkrimin e pamjeve të publikuara në rrjetin social X.

“Asnjë përgjegjësi për krimet gjenocidale të luftës. Mirë se vini në ‘Republikën Serbe’”, përfundon reagimi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Stevandiq është i njohur për lidhjet e tij me Kremlinin, i cili kohë më parë kishte bërë një vizitë në Rusi për t’u takuar me kryetarin e Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.

Ai gjatë takimeve në Moskë, ishte ankuar për kinse presionin e Perëndimit ndaj këtij etniteti.

Rruga Press

YouTube player