Bota

Pamjet e para të sulmit në urën e Krimesë, kreu i inteligjencës ukrainase: Po përgatisim më shumë aksione, do të jetë emocionuese

Shërbimi Sekret i Ukrainës i ka dhënë qasje ekskluzive CNN-it ku shihet momenti kur përdorën dronin eksperimental për ta sulmuar urën ruse në Krimenë e aneksuar.

Kjo është hera e parë që SBU-ja ukrainase merr përgjegjësinë për këtë operacion.

Në sulm ishte dëmtuar një korsi për vetura në këtë urë, e sipas zyrtarëve rusë, janë vrarë dy civilë.

Ishte sulmi i dytë në kalimin vital dhe tregon sesi është vështirë të mbrohet lidhjen e vetme mes Rusisë me gadishullin.

Kreu i SBU-së, Vasil Malyuk ka thënë për CNN se është përdorur droni i quajtur Sea Baby, që është një rezultat disamujor i zhvillimi që filloi pak pas pushtimit.

“Dronët ujor janë sh[pikja e Shërbimit Sekret të Ukrainë. Asnjë kompani private nuk është përfshirë. Me ndihmën e këtyre dronëve së fundmi kemi arritur me sukses të godasim urën e Krimesë, luftanijen Olengorski Gornjak dhe tankerin SIG”, shtoi ai.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

“Jemi duke punuar në një sërë operacionesh të tilla, përfshirë atë në ujërat e Detit të Zi. Ju premtoj, do të jetë interesant, në veqanti për armiqtë tanë”, tha Malyuk.

Ai tha se sulmi me dronë ishte rezultat i përgatitjeve disamujore dhe një pune të përbashkët me marinën ukrainase në krye me admiralin e marinës, Oleksii Neizhpapa.

“Në fazat e fundit të përgatitjes, ne nuk mund të mendonim as për gjumin apo ushqimin”, tha ai për CNN.

“Ishim plotësisht të përqendruar në operacion. Ditët e fundit ishim mjaft nervozë. Kur ndodhi shpërthimi, ne ishim shumë të lumtur dhe filluam të urojmë njëri-tjetrin. Ky ishte një moment shumë emocionues për të gjithë ne dhe fitorja jonë me siguri do të vijë së shpejti”, thotë kreu i SBU.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Malyuk tha se partnerët perëndimorë të Ukrainës kanë treguar interes për operacionet e tyre dhe një dëshirë për të mësuar nga përvoja e tyre.

“Ata nuk marrin pjesë në operacionet tona dhe nuk na japin asnjë pajisje apo ndonjë gjë tjetër. Këta dronë prodhohen në një objekt nëntokësor në territorin e Ukrainës. Objektivat që përmenda janë legjitime sipas ligjeve ukrainase dhe ndërkombëtare”, përfundoi ai.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player