Lajme

Kryeziu heq konfuzionet mbi qëndrimet e Kurtit gjatë vizitës së tij në Shkup e Tetovë

Pas reagimeve nga zyrtarë të ndryshëm të Maqedonisë së Veriut mbi vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tetove, ka reaguar dhe këshilltari i tij, Përparim Kryeziu, duke sqaruar se ato nuk shqetësimet e tyre nuk qendrojnë. Më poshtë keni reagimin e plotë:

Shumë reagime e komente pati për qëndrimin e Kryeministrit Kurti të premten në Shkup e Tetovë. Për të hequr çfarëdo konfuzioni mbi qëndrimin e Kryeministrit Kurti mjafton t’i rikthehemi këtyre dy paragrafëve nga fjalimi i tij në Tetovë, ndërkaq në fund mund të gjeni edhe vjegëzën e tekstit të plotë të fjalimit:

“Aleanca veri atlantike NATO-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma vlerore e cila na sjellë mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializimi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë evropian. Maqedonia e Veriut, sa ma afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi dhe as nga Putini, aq ma afër ajo, pra aq ma afër Maqedonia e Veriut, do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë, ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut.

Sot, kam ardhur këtu mes jush si Kryeministër i Republikës së Kosovës, në një vizitë vëllazërore me ju shqiptarët e këtyre trevave të Maqedonisë së Veriut, fqinjit tonë të mirë dhe vendit mik që na ka njohur si shtet neve Republikën e pavarur të Kosovës që në krye të herës dhe me të cilën kemi aq shumë shkëmbime në të gjitha fushat dhe marrëdhënie të mira ndërshtetërore.”

Fjalimi i plotë

Rruga Press

YouTube player