Lajme

“Veriu kurrë s’ka qenë më i sigurt” – Bahtiri: Qëndrueshmëria e Kurtit, për t’u përshendetur

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka vlerësuar se veriu i Kosovës asnjëherë s’ka qenë më i sigurtë sesa tani pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut.   

Për shtrirjen e sovranitetit dhe respektimin e ligjeve të Kosovës në veri, Bahtiri në Info10 meritat ia adresoi kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së tij.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia për ta zvarritur marrëveshjen për të zhdukurit po tenton ta përfshijë UNMIK-un

“Tani është koha që të veprohet, sepse janë pjekur të gjitha kushtet që të mbahen zgjedhjet. Ata që i kanë organizuar dhunën, tubimet e presionet ndaj qytetarëve të veriut, sot nuk janë. Sot është i pranishëm pushteti lokal e qendror për të mbajtur rendinë e qetësinë.”, u shpreh Bahtiri.

E, ndërmjetësuesit evropian të BE-së, Bahtiri i ka quajtur të njëanshëm teksa shtoi se detyrë e tyre është lehtësimi i dialogut mes dy shteteve, e jo favorizimi.

Lexo më shumë  Sulmi në kanalin e Ibër- Lepencit, Kurti konfirmon se ka të arrestuar

“Qëndrueshmëria e Kurtit për mos me lëshu pe në drejtësi e mos me shkel Kushtetutën, është për tu përshëndetur.”, tha tutje ai.

Rruga Press

YouTube player