Bota

Varka me emigrantë fundoset në rrugëtimin drejt Britanisë

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt në orët e para të mëngjesit të së shtunës në pjesën angleze të kanalit La Mansh.

Një operacion i përbashkët i rojave bregdetare britanike dhe franceze shpëtoi ndërkohë mbi 50 persona të tjerë, pjesa dërrmuese e të cilëve zbarkoi me varka shpëtimi në lokalitetin e Doverit.

Një vullnetar i skuadrave të shpëtimit, që shkoi për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve, deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” se njerëzit në bord po përdornin këpucët për të nxjerrë jashtë ujin.

Lexo më shumë  Serbia nën hijen e mafias: Dokumentari që zbulon kasaphanën e klanit Belivuk

Nga hetimet paraprake dyshohet që fundosja e mjetit lundrues të ketë ardhur si pasojë e numrit të lartë të personave që kishin hipur në të.

Në një moment të mëvonshëm, një tjetër varkë e vogël në vështirësi u shpëtua nga roja bregdetare britanike.

Që nga fillimi i vitit e deri më 10 gusht, mbi 15 mijë e 800 persona kanë kaluar kanalin me varka të vogla.

Lexo më shumë  Trumpi paralajmëron për marrëveshjen me Iranin: Ose e shkëlqyer, ose nuk do të ketë fare

Incidenti vjen në një kohë kur Ministria e Brendshme britanike po përballet me presione pas konstatimit të bakterit “Lexhionela” në një varkë emigrantësh.

Rruga Press

YouTube player