Lajme

Një tjetër kontingjent i Shqipërisë i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka njoftuar se një kontigjent do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Kosovë.

Ai tha se në këtë mënyrë shtohet dhe më shumë kontributi i Shqipërisë në NATO.

Peleshi tha se forcat e Shqipërisë janë gati të shërbejnë me qëllim ruajtjen e paqes e stabilitetit në rajon.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

“Një tjetër kontigjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, shkroi ai ndër tjera.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Rruga Press

YouTube player