Lajme

Presidentja Osmani takon artistët e rinj: E kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mbajti një takim me artistët e rinj në kuadër të aktiviteteve të muajit të rinisë.

Artistë nga të gjitha fushat e artit u panë mbrëmë tek Qendra Kulturore e Prishtinës – Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.

Presidentja Osmani gjatë këtij takimi është shprehur se secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj.

Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës”, shkruan presidentja.

Rruga Press

YouTube player