Lajme

Maqedonci takohet me atasheun e Mbrojtjes së Gjermanisë, diskutojnë për bashkëpunim në fushën ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka zhvilluar një takim me atasheun e mbrojtjes jorezidente të Gjermanisë në Kosovë, Nënkolonel Franc Jozef Nolte që sipas ministrit ata kanë  diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në fushën ushtarake, planet bilaterale dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot kam zhvilluar takim me atasheun e mbrojtjes të Gjermanisë me detyrë jorezidente në Kosovë, Nënkolonel Franc Jozef Nolte. Me atasheun gjerman Nolte dikskutuam rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushat ushtarake, realizimit të planit bilateral dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkarkuar Maqedonci.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Tutje ministri ka theksuar se Gjermania është dhe ka qenë një aleate dhe mbështetëse i fortë i Kosovës  pasi sipas tij të dyja vendet ndajnë një orientim të përbashkët gjeostrategjik me shumë rrugë të përbashkëta përpara.

“Republika Federale e Gjermanisë si shtet aleat i Republikës së Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga shtetet me bashkëpunimin dhe mbështetjen më të shumëanshme për FSK-në. Dy shtetet tona kanë orientim të përbashkët gjeostrategjik, andaj shumë rrugë të përbashkëta na presin përpara”, ka përfunduar ai.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Rruga Press

YouTube player