Lajme

Ministrja Haxhiu: Proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se tashmë është proceduar në Qeveri Koncept Dokumenti për themelimin e Gjykatës Administrative.

Ajo tha se me këtë akt po e përmbushin edhe një zotim të dhënë para qytetarëve.

Ministrja Haxhiu bëri të ditur se në këtë gjykatë do të adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative

“Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, shkruan ajo.

Rruga Press

YouTube player