Lajme

Protestë në Fierzë, banorët kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës së bitumit

Banorët e Tropojës janë ngritur sot në protestë kundër shfrytëzimeve pa kriter të materialeve inerte në anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit. Fabrika e bitumit pritet të ndërtohet pranë ujësjellësit të kësaj njësie, vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Sipas banorëve këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambjentit e shkatërrim të habitatit natyrore të maleve. Banorët janë ngritur disa herë në protestë, por puna në njërën nga guroret nuk është ndërprerë.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Qytetarët thonë se ata nuk kanë asnjë dokumentacion ligjor për të ushtruar këtë aktivitet. Ata ngrenë edhe shqetësimin e fëmijëve që shkojnë në shkollë nga kjo rrugë, që ndiejnë rrezikun nga makineritë e rënda që transportojnë materialet inerte.

Protestuesit kërkojnë nga organet ligjzbatuese të ndërpresin menjëherë këtë aktivitet të paligjshëm e situata të kaloj në normalitet.

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player