Kulla 64 kate në Tiranë, reagon Shkëlzen Berisha: Nuk është e imja, sfidoj Ramën të revokojë lejen!
Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka reaguar në rrjetet sociale, pas akuzave se ka përfitime nga kulla 64 kate, që sapo ka nisur të ndërtohet prapa Pallatit të Opera dhe Baletit.
Shkëlzen Berisha thotë se nuk ka lidhje me këtë kullë, madje thotë se sfidon Edi Ramën që të anullojë lejen.
Ditën e djeshme, pati reagime të shumta lidhur me këtë çështje, pas një aksioni të Lëvizjes Bashkë, me një protestë në vendin ku do të ndërtohet kulla, ndërkohë që opozita e Berishës çudtërisht e kaloi në heshtje dhe nuk ka reaguar për ndërtimin e “përbindëshit” të ri që i shtohet kryeqytetit.
Reagimi i Shkëlzen Berishës:
Revokoje lejen, ose haje me “nder”!
Dje dhe sot media te sponsorizuara me tendera dhe para inceneratoresh si dhe te njohura gjeresisht ne opinion si tualete mediatike qe shperndajne me porosi nenproduktet Rama – Veliaj me kane vene ne qender te “sulmeve” sepse bash padronet e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bere dhurate nje kulle 125 m te larte ne qender te Tiranes!
Ne loje kane futur dhe “jaranin” e Balles te cilin e ngrijne dhe e shkrijne sa here u duhet per te filluar beteja imagjinare!
Ne fakt ana me qesharake e strategjise nuk eshte shpifja ndaj personit tim por sulmi qe ne vend te Rames qe ka firmosur e dhene lejen behet ndaj meje, si gjoja “perfituesi” i saj!
Mjafton te shikosh kush e shet gjellen per te kuptuar kush e ka gatuar!
Gjate gjithe ketyre viteve e vetmja gje qe Shkelzen Berisha ka “perfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagaret e tyre politike e mediatike jane shpifjet dhe kallezimet e rreme!
Sidoqofte per t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve!
Sigurisht qe ai nuk do beje asgje, pasi ne thelb gjithe zhurma e shpifjes nuk ka per qellim prishjen e pazareve te Rames, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratoreve per te cilin ai dhe Veliaj ne ndryshim nga skandali i Kulles, rrezikojne burgun! Sidoqofte sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!
Rruga Press